Agonin nuk e ka vra rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve - Gazeta Express
string(138) "agonin-nuk-e-ka-vra-rrufeja-zyrtaret-policore-u-ngriten-kur-e-pane-qe-spo-leviz-asdren-hoxha-i-pergjigjet-avokatit-te-njerit-prej-policeve"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 21:39

Agonin nuk e ka vra rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 21:39

Në emisionin “Pressing” të T7, të martën u publikua video ku shihen veprimet e Policisë së Kosovës ndaj të ndjerit Agon Zejnullahu, veprime të cilat po dyshohen që çuan në vdekjen e 27-vjeçarit.

Gjatë emisionit u lexua deklarata e avokatit të një prej policëve të arrestuar, Urim Vokshi që konstaton që “viktima nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë”.

Atij iu përgjigj avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, ku tha se Agonin nuk e vrau rrufeja.

“Mendoj që nuk ja ka vlejtur me lexu hiç, por e lexove krijove një befasi dhe huti sesi dikush mundet me fol ashtu aq me hamendje e përmendësh. Agonin nuk e ka vra rrufeja, as nuk ka pasur goditje nga rrufeja, por nga goditjet e kundërligjshme që konsumojnë vepër penale”, ka thënë Hoxha. /Gazeta Express