Agon Myftari fyen rëndë ish-deputeten Tërmkolli, lejon komentet denigruese në profilin e tij - Gazeta Express
string(91) "agon-myftari-fyen-rende-ish-deputeten-termkolli-lejon-komentet-denigruese-ne-profilin-e-tij"

Agon Myftari fyen rëndë ish-deputeten Tërmkolli, lejon komentet denigruese në profilin e tij

Lajme

Gazeta Express

09/04/2021 16:45

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, ka bërë një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, duke shkruar se “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”, shkruan Gazeta Express.

Komenti i Myftarit duket se është bërë në baza të orientimit seksual, meqë kryeministrja serbe është deklaruar hapur se është homoseksuale.

Lexo Edhe:

Përveç kësaj, Myftari në profilin e tij ka lejuar edhe komentet fyese e denigruese në drejtim të dy emrave të apostrofuar.

Njëri nga komentuesit ka shkruar “Kunder abuzimit ndaj kafsheve!”.

Një tjetër komentues ka shkruar duke i krahasur dy emrat që Myftari ka përmendur me dy lloje qensh.

“ Ncncncnc qfar krasini si me perla pekimezin me qen te Sharrit”, ka shkruar komentuesi tjetër.

Një tjetër komentues në profilin e Myftarit ka ofenduar ish-deputeten Tërmkolli, duke u shprehur me fjalor eksplicit./GazetaExpress/