Agon Maliqi: Momenti i kthjelljës do të jetë kur kufiri me Shqipërinë do të na bëhet kufi me BE-në - Gazeta Express
string(97) "agon-maliqi-momenti-i-kthjelljes-do-te-jete-kur-kufiri-me-shqiperine-do-te-na-behet-kufi-me-be-ne"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 16:28

Agon Maliqi: Momenti i kthjelljës do të jetë kur kufiri me Shqipërinë do të na bëhet kufi me BE-në

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 16:28

Analisti politik, Agon Maliqi, i cili është edhe pjesë e “Atalantic Council”, ka thënë se populli i Kosovës do të këndellet në momentin kur kufiri me Shqipërinë do të shndërrohet kufi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kur përkrahësit e partisë në pushtet do të kuptojnë se më lehtë do të bëhet biznes me Serbinë e boshtit kinezo-rus sesa me Shqipërinë evropiane, shkruan Express.

“Pjesa racionale e trunit po më thotë se momenti i kthjelljes ka me qenë kur kufini me Shqipninë të na bëhet kufi me BE-në, edhe kur i dehuni me nacionalizëm folklorik VViagra ta kuptojë se ma lehtë është me e kalu kufinin ose me bâ biznes me Serbinë e boshtit kinezo-rus se sa me Shqipërinë mesdhetaro-evropiane”, ka shkruar Maliqi.

Megjithatë Maliqi druan se as kjo s’do t’ia lë shenj shoqërisë kosovare.

“Pjesa edhe ma racionale e trunit po më thotë se as ky moment s’ka me ia lanë shenjë kësaj shoqërie me tendenca impotente, madje veç ka me ia ushqy atë ndjenjën e rahatisë e të qenit viktimë! Mule mandej me e gjetë fajtorin e radhës, me lypë gajret në naj ideologii apo fe, me bâ plane për emigrim, që dikur me e shfrytëzu Kosovën thjesht si vend për pushime verore”, ka shkruar ai.