Agon Maliqi: Ankesa e VV për dekretin mund t'i vonojë pak zgjedhjet, por nuk ndryshon asgjë - Gazeta Express
string(88) "agon-maliqi-ankesa-e-vv-per-dekretin-mund-ti-vonoje-pak-zgjedhjet-por-nuk-ndryshon-asgje"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 10:02

Agon Maliqi: Ankesa e VV për dekretin mund t’i vonojë pak zgjedhjet, por nuk ndryshon asgjë

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 10:02

Analisti politik Agon Maliqi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas dështimit të Kuvendit për ta zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Maliqi ka theksuar se vendi po shkon drejt një cikli të ri zgjedhjesh të jashtëzakonshme.

“Besoni apo jo, Kosova po shkon drejt një pale të re zgjedhjesh të jashtëzakonshme pasi Kuvendi nuk arriti të pajtohet për zgjedhjen e presidentit në kohë. Presidentja Osmani sapo ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, thuhet në postimin e tij.

Maliqi ka shtuar se pritet që vendimi të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese, por ai nuk beson se kjo do ta ndryshojë situatën.

“Ata me siguri do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e shoh që kjo do të ndryshojë diçka – mund vetëm t’i vonojë zgjedhjet për një kohë”, ka shkruar Maliqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement