string(51) "agon-elezi-protagonist-i-varazdinit-kunder-osijekut"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2023 19:53

Agon Elezi protagonist i Varazdinit kundër Osijekut

Futboll

Gazeta Express

22/09/2023 19:53

Mesfushori shqiptar që luan për Maqedoninë e Veriut, Agon Elezi e ka gjetur golin sonte në ndeshjen që skuadra e tij kroate Varazdin ka luajtur kundër Osijekut

Elezi shënoi golin e parë për skuadrën e tij  pas gati një viti që nënshkroi atë.

Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 14-të te ndeshjes.

Elezi shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 38 por që ai u anulua pas rishikimit në VAR shkaku i pozitës jashtë loje.

Osijek shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë me anë të Mierez.

Interesante është se Elezi shënoi gol pas 11 muajve dhe 335 ditëve. Goli i tij i fundit ishte pikërisht kundër Osijekut. /GazetaExpress/