string(71) "agnesa-vuthaj-e-ariana-fejzullahu-pozojne-bashke-ne-veshje-tradicionale"

Gazeta Express

12/06/2020 12:25

Agnesa Vuthaj e Ariana Fejzullahu pozojnë bashkë në veshje tradicionale

Gazeta Express

12/06/2020 12:25

Bukuroshja Agnesa Vuthaj vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, tku shfaqet me veshje tradicionale shqiptare.

Me kurorë në kokë dhe detaje të punuara prej ari, ‘miss’-i nga Istogu dukej vërtetë si nuse, ani pse statusi i saj vazhdon të mbetet beqare.

Ndërkohë, krahas Agnesës ka pozuar edhe blogerja Ariana Fejzullahu, e cila është bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu.

Bukuroshet kanë rrëmbyer vëmendjen e fansave me këtë paraqitje të tyre në rrjetet sociale, me veshje kombëtare që pasqyrojnë traditat kulturore të vendit.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të Agnesës nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar vajzat pë dukjen e tyre me këtë veshje.

View this post on Instagram

@traditionalcouturetina ?

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on