AGK: Komunikata e Menaxhmentit të RTK-së është intimidim publik ndaj 6 redaktorëve - Gazeta Express
string(81) "agk-komunikata-e-menaxhmentit-te-rtk-se-eshte-intimidim-publik-ndaj-6-redaktoreve"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 20:36

AGK: Komunikata e Menaxhmentit të RTK-së është intimidim publik ndaj 6 redaktorëve

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 20:36

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur i alarmuar me siç thuhet në reagim intimidimin publik ndaj 6 redaktorëve të RTK-së, nëpërmjet një komunikate publike të Menaxhmentit.

Në një deklaratë gjatë ditës, Menaxhmenti i RTK-së, mes tjerash thotë se “çdo deklarim i pabazuar në fakte, që përhap dezinformata duke dëmtuar integritetin e institucionit, nuk do të tolerohet tutje dhe të gjitha këto veprime do të trajtohen në përputhje me ligjin dhe rregulloret e RTK-së në fuqi”.

“Ky është një kërcënim i hapur për masa ndëshkimore ndaj 6 redaktorëve që dolën publikisht për të kundërshtuar largimin e tyre arbitrar nga ekrani i Transmetuesit Publik”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“AGK-ja dënon fuqishëm veprimet arbitrare dhe të cenzurës nga ana e Menaxhmentit aktual, dhe vazhdon t’i përkrahë kolegët redaktorë në kërkesat e tyre për tërheqjen e vendimit që i largon nga drejtimi i emisioneve informative”, thuhet në reagim. /Gazeta Express