AGK kërkon të mos pengohen gazetarët në kryerjen e punës dhe që organet e rendit të garantojnë siguri - Gazeta Express
string(101) "agk-kerkon-te-mos-pengohen-gazetaret-ne-kryerjen-e-punes-dhe-qe-organet-e-rendit-te-garantojne-siguri"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 23:15

AGK kërkon të mos pengohen gazetarët në kryerjen e punës dhe që organet e rendit të garantojnë siguri

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 23:15

AGK ka reaguar përmes një njoftimi në faqen zyrtare duke kërkuar të gjitha palëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje që të mos pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre.

Gjithashtu AGK ka kërkuar nga organet e rendit që të garantojnë mjedis të sigurt për punën e gazetarëve.

AGK konsdieron se çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rikujton se gazetarët kanë një rol kyç në proceset demokratike dhe nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo presioneve.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre.

Çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë. #zgjedhjet #gazetaret #media

Advertisement
Advertisement
Advertisement