AGK-ja e dënon kërcënimin që ia bëri sot udhëheqësi i tifozëve të kombëtares së Kosovës gazetarit Valon Rashiti - Gazeta Express
string(111) "agk-ja-e-denon-kercenimin-qe-ia-beri-sot-udheheqesi-i-tifozeve-te-kombetares-se-kosoves-gazetarit-valon-rashiti"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 19:24

AGK-ja e dënon kërcënimin që ia bëri sot udhëheqësi i tifozëve të kombëtares së Kosovës gazetarit Valon Rashiti

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 19:24

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas një kërcënimi serioz që, sipas raportimeve, i është bërë gazetarit të Vox Kosova, Valon Rashiti, nga udhëheqësi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, Lulzim Berisha.

Sipas dëshmisë së gazetarit, gjatë ceremonisë së dekorimit të presidenitit të FIFA-s, Gianni Infantino, Berisha i është drejtuar Rashitit me fjalët:

“Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën.”

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë kërcënim publik, duke e cilësuar atë si një cenim të drejtpërdrejtë të integritetit fizik dhe profesional të gazetarit Rashiti.

Në njoftimin e saj, AGK ka bërë të ditur se do ta monitorojë nga afër denoncimin që gazetari e ka dorëzuar pranë organeve të sigurisë dhe drejtësisë, duke kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale.

“Kjo gjuhë e dhunës është e papranueshme dhe pengon gazetarët që të kryejnë detyrën e tyre profesionale,” thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së, e cila po ashtu ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) që të distançohet qartë nga sjellje të tilla dhe të promovojë respektin ndaj punës së mediave.