string(121) "agk-i-reagon-vvse-dhe-aleateve-te-saj-te-vegjel-ndikuat-qe-kosova-renditet-me-se-keqi-ne-rajon-sa-i-perket-lirise-mediale"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 19:34

AGK i reagon VV’së dhe ‘‘aleatëve të saj të vegjël’’: Ndikuat që Kosova renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë mediale

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 19:34

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pasi që kjo e fundit ka sulmuar mediat dhe gazetarët duke e mbrojtur deputetin Faton Peci, pasi që për këtë të fundit ditëve të fundit është raportuar për disa skandale, shkruan Gazeta Express.

Nga AGK-ja, është dënuar gjuha e Gërvallës, të cilën e ka vlerësuar edhe si të papranueshme dhe se, ka kujtuar që sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë së mediave.

Po ashtu, nga AGK-ja i është bërë thirrje VV-së dhe aleatëve të saj ‘‘të vegjël’’ që të ndalojnë retorikën nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve.

Reagimi:

Deputetja e Vetëvendosjes (Guxo), Donika Gërvalla Schwarz sulmon mediat dhe gazetarët

Deputetja, Donika Gërvalla Schwarz ka sulmuar gazetarët dhe mediat, në së paku dy postime në Facebook, teksa ka mbrojtur deputetin tjetër, Faton Peci.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme ka shkruar, “Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime”, dhe gjithashtu “E hajt mos i quaj këta, që veç gazetarë nuk janë, mercenarë të gënjeshtrës dhe mashtrimit”.

AGK-ja e dënon këtë gjuhë të papranueshme të zyrtares së lartë të partisë politke që ka udhëhequr më Kosovën në 4 vitet e fundit, dhe i kujton se sulme të tilla të orkestruara kanë ndikuar që Kosova të renditet më se keqi në rajon sa i përket lirisë së mediave.

AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj të vegjël, që të ndalojnë me retorikën nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve. /GazetaExpress