Kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka shprehur solidaritet të plotë me mediat në Shqipëri të cilat sot janë përballur me një aksion të policisë së Shqipërisë.
Rexha ka shkruar se aksioni policor është goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve për informim.
“Solidaritet i plotë i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK me kolegët e Neës24, BalkanËeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare. Kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim”, ka shkruar Rexha./Express/