AGK del me telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut Fisnik Vejsa - Gazeta Express
string(66) "agk-del-me-telegram-ngushellimi-per-vdekjen-e-kolegut-fisnik-vejsa"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2024 14:00

AGK del me telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut Fisnik Vejsa

Lajme

Gazeta Express

21/06/2024 14:00

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit Fisnik Vejsa.

Vejsa për shumë vjet ishte pjesë e televizionit Tribuna, autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV, si dhe producent i disa prodhimeve mediatike të njohura në vend, si seriali “O sa mirë”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Vejsa.