Agjentja e Dumfries: Shpresoj që vlera e tij mos të rritët shumë - Gazeta Express
string(63) "agjentja-e-dumfries-shpresoj-qe-vlera-e-tij-mos-te-rritet-shume"

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 11:19

Agjentja e Dumfries: Shpresoj që vlera e tij mos të rritët shumë

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 11:19

Agjentja e mesfushorit të krahut që luan edhe në mbrojtje, Denzel Dumfries thotë se ajo shpreson që vlera e tij të mos shkojë në qiell gjatë këtij Botërori, pasi që kjo “do ta bënte të vështirë” transferin e tij, me tri skuadra londinez, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal që janë duke e kërkuar atë.

Ai ka qenë i mahnitshëm për Holandën këto ditë, e ku ai mori çmimin “Lojtar i ndeshjes nga FIFA” pas ditores 3-1 kundër SHBA, ku shënoi një gol dhe bëri dy asiste.

Lexo Edhe:

Raportohet që çmimi i tij është rritur nga 40 milionë euro në së paku 50 milionë euro dhe nëse luan në një nivel të tillë të lartë në Katar, ai mund të rritet përsëri.

Agjentja Rafaela Pimenta ishte e ftuar në Sky Sport Italia mbrëmjen e djeshme dhe është pyetur se a sheh rritje të çmimit të Dumfries dhe a do të jetë ai i lartë.

“Shpresoj që jo, ndryshe do të ishte vështirë që ta transferoja atë”, ju përgjigj ajo ekspertit të transfereve, Gianluca Di Marzio.

Chelsea ka kohë që ka shprehur interesim për të, por edhe Arsenali dhe skuadra e Tottenhamit e Antonio Conte që po ashtu janë shfaqur të interesuar javët e fundit.

26 vjeçari kaloi nga PSV Eindhoven në Inter më 2021 për vetëm 14.25 milionë euro dhe vlera e tij në treg është dyfishuar që nga atëherë.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 10 asiste në 65 ndeshje garuese për Interin, duke vazhduar me një formë të lartë edhe këtë sezon pasi që ka nën petkun e tij dy gola dhe tri asiste.

Dumfries ishte transferuar për ta zëvendësuar Achraf Hakimin dhe shumë media shkruajnë se ai do të shitet në mënyrë që të gjenerohen para nga shitje e tij, më së largu në verë. /GazetaExpress/