Agjenti i Sandro Tonalit, Beppe Riso, ka shprehur mirënjohje për Newcastle Unitedin dhe tifozët e tyre për mbështetjen ndaj mesfushorit italian, por ka konfirmuar gjithashtu interesim nga klube të mëdha të Premierliga.
“Ai është kampion; para së gjithash në aspektin njerëzor, dhe rrjedhimisht edhe në fushë”, deklaroi Riso për “Calcio e Finanza”, përcjell “Gazeta Express”.
“Ideja ishte ta çonim Sandron në një nivel të lartë; ishte një sfidë interesante. Doli të ishte një zgjedhje fituese, edhe pas asaj që ndodhi më pas [pezullimi për baste]. Tifozët e Newcastle dhe klubi u sollën në mënyrë të jashtëzakonshme me Sandron, duke e mbështetur gjithmonë”, shtoi ai.
I pyetur nëse Tonali tashmë është në radarët e klubeve që synojnë titullin në Angli, Riso e konfirmoi.
“Pikërisht ky ishte qëllimi. Natyrisht, ai është në listën e tyre. Po bën shumë mirë. Ky ishte vizioni kur morëm vendimin për t’u transferuar te Newcastle – ta bëjmë Sandron një lojtar të nivelit më të lartë, lojtarin italian më të vlefshëm”, vazhdoi ai.
Sandro Tonali iu bashkua Newcastle Unitedit nga Milani për mbi 70 milionë euro në verën e vitit 2023.
Mesfushori italian realizoi një gol dhe dha një asist në fitoren 2-0 të kombëtares së Italisë ndaj kombëtares së Irlandës Veriore në gjysmëfinalen e “play-offit” për Kupën e Botës javën e kaluar.
Megjithatë, “Azzurrët” nuk arritën të kualifikohen në Botëror për herë të tretë radhazi, pasi u mposhtën në finale me penallti nga kombëtarja e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Këtë sezon, Tonali ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asiste në 47 paraqitje me Newcastlen, ndërsa kontrata e tij në “St. James’ Park” është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028./GazetaExpress/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...