Agjenti i Salibas i kërkon Arsenalit takim urgjent, mes interesimit të Realit për mbrojtësin francez - Gazeta Express
string(99) "agjenti-i-salibas-i-kerkon-arsenalit-takim-urgjent-mes-interesimit-te-realit-per-mbrojtesin-francez"

Futboll

Gazeta Express

19/09/2025 21:21

Agjenti i Salibas i kërkon Arsenalit takim urgjent, mes interesimit të Realit për mbrojtësin francez

Futboll

Gazeta Express

19/09/2025 21:21

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së Real Madridit, pasi francezi mbetet një objektiv afatgjatë për “Los Blancos”. Lidhjet e tij me klubin madrilen kanë qenë të vazhdueshme gjatë vitit të fundit, ndërkohë që Arsenali po përpiqet t’i rinovojë kontratën.

Drejtori sportiv i Arsenalit i ka bërë një ofertë të re këtë verë, por së fundmi është raportuar se interesimi i Realit është rritur, edhe pse madrilenët po shohin edhe drejt Ibrahima Konate nga Liverpooli, i cili del lojtar i lirë verën e ardhshme.

Sipas Diario AS, Real Madrid po e monitoron nga afër Salibën dhe mbetet shumë i interesuar për 24-vjeçarin, edhe pse kontrata e tij me Arsenal skadon në vitin 2027. Ata mendojnë se mund të negociojnë një çmim më të ulët gjatë dy viteve të ardhshme. Nga ana tjetër, Konate shihet si opsioni “më i lirë”, pasi Reali kërkon të përforcojë mbrojtjen që pritet të humbasë David Alaban dhe Antonio Rüdigerin verën e ardhshme. Megjithatë, mesazhi për Salibën është i qartë: nëse ai rinovon kontratën, interesi i Realit do të shuhet.

Pak orë pas këtij raportimi, IndyKaila bëri të ditur se agjentët e Salibës kanë kërkuar një takim urgjent me drejtuesit e Arsenalit, duke lënë të kuptohet se do të kërkojnë një rritje të ndjeshme page për të firmosur kontratën e re.

“Los Blancos” po kërkojnë një partner afatgjatë për Dean Huijsen, ndërsa me mungesat e Alabas dhe Militãos, pritet të afrojnë një qendërmbrojtës verën e ardhshme. Saliba është shtylla kryesore e mbrojtjes së Arsenalit dhe vlerësohet si një talent i rrallë në qendër të mbrojtjes./GazetaExpress/