Agjenti i Hysaj krenohet me shqiptarin: E patë çfarë bëri me Juventusin - Gazeta Express
string(70) "agjenti-i-hysaj-krenohet-me-shqiptarin-e-pate-cfare-beri-me-juventusin"

Agjenti i Hysaj krenohet me shqiptarin: E patë çfarë bëri me Juventusin

Gazeta Express

27/01/2020 19:48

Për mikrofonat e “Radio Punto Nuovo”, ka folur Mario Xhufredi, agjent i Elseid Hysajt.

 Xhufredi ka vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, që nga specialistët u vlerësua nga më të mirët në fushën e lojës kundër përballjes së fituar ndaj kampionëve të Italisë, Juventusit.

Lexo Edhe:

“Hysaj tregoi se të gjithë ishin gabuar për të. Ka treguar se është një lojtar i fortë, sidomos tani që ka ardhur Gatuzo. E kam njohur që te Piza, në një situatë të vështirë, prej aty doli një raport miqësore”.

“E dua fort sepse gjithmonë e kanë vënë në diskutim dhe gjithmonë ia ka dalë mbanë në vendet më të vështira duke mësuar sa më shumë. Tani ka gjetur besim dhe është i sigurt në vetvete”. /Ballkanweb/