Agjenti i Donnarummas është parë sot në Manchester – italiani afër kalimit te City - Gazeta Express
string(80) "agjenti-i-donnarummas-eshte-pare-sot-ne-manchester-italiani-afer-kalimit-te-city"

Sport

Gazeta Express

22/08/2025 19:24

Agjenti i Donnarummas është parë sot në Manchester – italiani afër kalimit te City

Sport

Gazeta Express

22/08/2025 19:24

Agjenti i portierit të kombëtares italiane, Gianluigi Donnarummas, Enzo Raiola, raportohet se është parë sot në Manchester, ndërsa vazhdojnë bisedimet mes PSG dhe Manchester City.

Portierit i është thënë se duhet të gjejë një klub tjetër këtë verë pasi nuk arriti të bie dakord për kushtet e një kontrate të re, pasi kontrata e tij aktuale përfundon në fund të sezonit.

Paris Saint-Germain nuk dëshiron ta humbasë si lojtar të lirë, ndaj po përpiqet të përshpejtojë shitjen tani, me Manchester City që po del shpejt si favoriti kryesor.

“Indykalia” raporton se agjenti Raiola është parë sot në Manchester, ku po përpiqet të negociojë si kushtet personale ashtu edhe transferimin te gjigantët e Premier League.

Eksperti i merkatos së “Football Italia”, Alfredo Pedullà, ka thënë prej disa javësh se Manchester City është destinacioni më i mundshëm për Donnarummën, me kontaktet e drejtpërdrejta mes klubeve që kanë nisur më 19 gusht.

Ai admirohet nga trajneri Pep Guardiola, i cili madje është i gatshëm të heqë dorë nga një pjesë e zakonshme e lojës së tij që fokusohet te ndërtimi nga prapa me portierin si “sëeeper”, për t’i hapur rrugë portierit italian./GazetaExpress/