Agjenti i Agueros zbulon të ardhmen e futbollistit - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

23/05/2020 16:21

Agjenti i Agueros zbulon të ardhmen e futbollistit

Sport

Gazeta Express

23/05/2020 16:21

Agjenti i Sergio Agueros, Hernan Reguera, ka thënë se klienti i tij do ta respektojë kontratën e tij me Manchester Cityn, mirëpo thotë se duhet të pritet për të parë se çfarë do të ndodhë pasi t’i skadojë kontrata në vitin 2021.

Sulmuesi argjentinas për herë të fundit nënshkroi kontratë të re me Manchester Cityn në vitin 2018, kur nënshkroi kontratë trevjeçare, transmeton Gazeta Express.

Ai tani po i afrohet fundit të kontratës së tij aktuale, duke hyrë në 12 muajt e fundit të saj, përderisa po spekulohet për një largim potencial të tij nga Etihad Stadium.

Manchester City është dënuar me dy vjet pezullim nga garat evropiane dhe mungesa e futbollit të Ligës së Kampionëve është raportuar se mund t’i shtyjë yjet e klubit të kërkojnë transferim në ndonjë klub tjetër.

Megjithatë, Citizens e kanë apeluar vendimin e UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, ndërkohë që Reguera ka insistuar se Aguero nuk është duke menduar për momentin për transferim në ndonjë klub tjetër.

“Sergio ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2021 dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet më parë”, ka thënë Reguera.

“Ne do ta shohim se çfarë do të ndodhë më tutje. Nuk kam folur me Interin dhe arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë: Aguero është i lumtur me Citizens dhe nuk e ka qëllim të largohet nga klubi”. /Gazeta Express/