Agjenti i Sandro Tonalit, Beppe Riso, beson se klubet e Serie A nuk mund ta përballojnë më klientin e tij dhe pranon se ka zhvilluar bisedime me klube nga La Liga dhe Premier League për Davide Frattesi, i cili në fund vendosi të qëndrojë te Interi.
Riso përfaqëson disa nga futbollistët më të mirë italianë, duke përfshirë yjet e Italisë, Tonali dhe Frattesi.
Tonalit është në sezonin e tij të dytë te Newcastle dhe ka pasur një rol kyç në St. James’ Park këtë sezon.
Ai luajti 22 ndeshje në Premier League për Newcastle United në sezonin 2024-2025, duke shënuar një gol. Po ashtu, ai zhvilloi pesë ndeshje në EFL Cup, ku shënoi dy herë.
“Sandro është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Në këtë pikë, vlera e tij është e tillë që klubet italiane vështirë se mund ta përballojnë,” tha Riso për Repubblica.
“E shoh karrierën e tij duke u zhvilluar larg Serie A”
Mesfushori i Lazios, Nicolò Rovella, një tjetër klient i Riso-s, u lidh me Manchester City dhe Liverpool në janar.
“Më shumë se një klub ka shfaqur interes, por nuk do t’i përmend,” tha Riso.

“Nuk më çudit, sepse nuk ka shumë organizatorë loje të rinj kaq të fortë në Evropë. Por ta blesh atë nuk do të jetë e lehtë për dy arsye. Së pari, është gjithmonë e vështirë të negociohet me Lotiton. Dhe së dyti, ai e do Lazion me shpirt; është jashtëzakonisht i lumtur aty dhe nuk sheh asgjë tjetër. Ai është vërtet një ‘Lazio-man’.”
Frattesi dhe Cristante – Çfarë ndodhi në janar?
Mesfushori i Interit, Frattesi, ishte i pakënaqur me mungesën e minutave në janar dhe Riso pranoi se ai tentoi ta transferonte klientin e tij te një klub tjetër. Disa burime raportuan se Frattesi nuk kërkoi personalisht të largohej nga Interi në atë periudhë.
“Ishte ideja ime,” konfirmoi Riso.
“Ose, nëse preferoni, ishte shtysa ime. E pashë Daviden të demoralizuar sepse priste të luante më shumë dhe ndihesha keq për këtë. Kështu që nisa të punoja për të gjetur alternativa për të, jo vetëm në Itali”.
“Sa i përket Frattesi-t, një rikthim te Roma është gjithmonë një opsion natyral, por kisha zgjidhje të forta në La Liga dhe, mbi të gjitha, në Premier League. Do të kisha tentuar ta sillja Cristanten te Interi nëse marrëveshja do të realizohej. Por gjithçka u ndal për shkak të vendimit të Davides; ai ishte shumë i përkushtuar për të qëndruar te Interi”.
“Skuadra po lufton për çdo objektiv; është një nga më të fortat në Evropë dhe ai e di që mund të fitojë ende shumë në Milano.”
Mesfushori i Romës, Bryan Cristante, nuk ishte vetëm një opsion për Interin.
“Në një moment, si Juve ashtu edhe Interi ishin të interesuara për Cristanten, por atyre u duhej të shisnin disa lojtarë, gjë që në fund nuk ndodhi,” tha Riso.
“Kjo është një lajm i mirë për Romën, e cila mund të mbështetet te një lojtar me përvojë, një kapiten potencial, me personalitet dhe eksperiencë, të paktën deri në qershor.” /GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...