Agjentët e huaj nuk i zbërthenin dot ‘Kodin’! Kush janë vëllezërit Hajri, ‘kokat’ e heroinës në kërkim - Gazeta Express
string(96) "agjentet-e-huaj-nuk-i-zberthenin-dot-kodin-kush-jane-vellezerit-hajri-kokat-e-heroines-ne-kerkim"

Agjentët e huaj nuk i zbërthenin dot ‘Kodin’! Kush janë vëllezërit Hajri, ‘kokat’ e heroinës në kërkim

Gazeta Express

27/01/2020 18:46

Dosja.al ka zbardhur detaje nga e kaluara e Altin Hajrit, i cili u shpall sot në kërkim nga Policia e Shtetit për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz, ndërsa në pranga u vu Leonard Hajri. Altin Hajri nuk është një personazh i panjohur për publikun shqiptar dhe për autoritetet. Altin Hajri bashke me të vëllanë, Emiljanon zotërojnë kompleksin “Golden” në Shijak, vendi ku edhe u krye operacioni i RENEA-s, ditën e sotme.

Altin Hajri

Në vitin 2015, në muajin tetor, Policia e Shtetit nisi një operacion “Enigma”, në bashkëpunim me drejtësinë italianë për të shkatërruar grupin Hajri. Në pranga ranë 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroine, ndërkohë që në kërkim u shpallën dy vëllezërit Hajri, Emiljano dhe Altin, njëkohësisht të cilësuar si kokat e grupit. Në pranga ranë djali i xhaxhait të Altin Hajrit, Hajri Balla, 53 vjeç dhe një kushëri tjetër i tij, Fortuz Hajri 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Ata u akuzuan për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Lexo Edhe:

Vetëm tetë muaj më pas, autoritetet italiane zhdukën emrin e Altin Hjarit nga personat më të kërkuar dhe pushuan hetimet ndaj tij. Ndërsa Emiljano u shpall në kërkim nga Interpoli. Dyshja akuzoheshin si të përfshirë në trafikun e drogës nga Afganistani në Itali. Vetë, Altin Hajri nga Shijaku, që sot rezulton i shpallur në kërkim për pengmarrje, është cilësuar nga Guardia di Financa e Venecias si një nga kapot e organizatës kriminale që transportonte heroinë nga Afganistani drejt Italisë.

Në atë kohë u aludua edhe për dekonspirim të operacionit “Enigma”, që shpëtoi dy ‘kokat’ Hajri, ndërsa komunikimi mes tyre ka qenë gjithmonë një ngërç për drejtësinë. Kjo bandë kishte një kod të veçantë komunikimi, falë të cilit arritën të fusnin një sasi mjaft të madhe heroine në Itali, duke nxjerrë jashtë loje policinë italiane. Ata përdornin një kod alfanumerik për të komunikuar, sikurse vepronte ushtria naziste, e cila komunikonte me kode numerike dhe më pas këto numra i përkthente në fjalë. Kjo skemë komunikimi ka futur disa herë në “kurth” edhe agjentët italianë, të cilët për vite me radhë nuk arrinin të kuptonin se për çfarë flitej në bisedat e përgjuara, pasi nuk deshifronin dot kodet.

Ditën e sotme RENEA zbarkoi në kompleksion “Golden”, në Shijak në pronësi të Altin dhe Emiljano Hajrit, ku vuri në pranga Leonard Hajrin. Altin Hajri u shpall në kërkim. Ata të dy, dyshohet se kanë mabjtur peng Jan Prengën, në kompleksin e tyre në Shijak, pasi e rrëmbyen në Kamëz. Ende nuk ka asnjë gjurmë për Prengën, por ekziston mundësia që ai të jetë vrarë për pazaret e dorgës mes vëllait të tij dhe familjes Hajri. Më konkretisht, konlfikti mësohet se ka ardhur pasi vëllai i Prengës, nuk kishte dorëzuar në destinacion rreth 16 kg kokainë.