Agjentët e BKH-së “zbarkojnë” në Elbasan, sekuestrohen dosje e kompjuterë me urdhër të SPAK në një biznes të  njohur - Gazeta Express
string(112) "agjentet-e-bkh-se-zbarkojne-ne-elbasan-sekuestrohen-dosje-e-kompjutere-me-urdher-te-spak-ne-nje-biznes-te-njohur"

Shqiperi

Gazeta Express

10/04/2025 12:05

Agjentët e BKH-së “zbarkojnë” në Elbasan, sekuestrohen dosje e kompjuterë me urdhër të SPAK në një biznes të  njohur

Shqiperi

Gazeta Express

10/04/2025 12:05

Agjentët e BKH-së kanë kryer kontrolle në një nga bizneset e njohura të Elbasanit në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm.

Raportohet se agjentët e BKH kanë “zbarkuar” në biznes rreth orës 06:30 të mëngjesit të së enjtes dhe po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në zyrat e saj.

Sipas burimeve, kanë sekuestruar fillimisht celularët e punonjësve. Me urdhër të prokurorit posaçëm të çështjes, agjentët kanë mbajtur procesverbal si edhe kanë sekuestruar dosje, kompjuterë dhe aparate celulare të biznesit, i cili rezulton se ka lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion në disa bashki të Qarkut të Elbasanit.

Kompania e kontrolluar rezulton se ka përfituar tendera të shumtë, mjaft prej të cilëve të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

Në kuadër të këtyre hetimeve, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në biznes të mbështetur edhe nga policia. Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement