Agjenda e Abdixhikut për nesër: Takohet me qytetarë në Kaçanik, Han të Elezit e Gadime, prezanton edhe programin për Brezovicën - Gazeta Express
string(124) "agjenda-e-abdixhikut-per-neser-takohet-me-qytetare-ne-kacanik-han-te-elezit-e-gadime-prezanton-edhe-programin-per-brezovicen"

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 21:50

Agjenda e Abdixhikut për nesër: Takohet me qytetarë në Kaçanik, Han të Elezit e Gadime, prezanton edhe programin për Brezovicën

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 21:50

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nesër të bëjë prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit Brezovica, në Brezovicë, shkruan Gazeta Express.

I pari i LDK-së, po ashtu do të mbajë tubim elektoral në Kaçanik te shtëpia e Kulturës, si dhe tubim në Han të Elezit, të qendra e Kulturës ‘’Imri Curri’’.

Lexo Edhe:

I njëjti do të takohet edhe me qytetarë në Gadime, në shkollën fillore ‘‘Zenel Hajdini’’.

Pos kësaj, ai do të takohet edhe me qytetarë në Obiliq në shkollën fillore ‘’Pandeli Sotiri’’.

‘‘Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku

E diel, 12 janar 2025

10:00, Prezantimi i programit për Qendrën e Skijimit Brezovica Vendi: Brezovicë (Skilifti anash hotelit Molika

16:00 Tubim elektoral në Kacanik Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”

18:00 Tubim elektoral në Hani Elezit Vendi: Qendra e Kulturës “Imri Curri”

19:00, Takim me qytetarë Gadime Vendi: Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, në Gadime

20:15, Takim me qytetarë në Obiliq Vendi: Shkolla fillore “Pandeli Sotiri” (Rruga Obiliq – Milloshevë)’’, thuhet në komunikatë.