Agjencia Bërthamore e OKB-së kërkon armëpushim për të inspektuar objektet iraniane - Gazeta Express
string(82) "agjencia-berthamore-e-okb-se-kerkon-armepushim-per-te-inspektuar-objektet-iraniane"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 11:21

Agjencia Bërthamore e OKB-së kërkon armëpushim për të inspektuar objektet iraniane

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 11:21

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka kërkuar ndalimin e luftimeve në Iran për të mundësuar inspektimet në objektet bërthamore të vendit.

Duke folur përpara bordit të guvernatorëve të IAEA-s në Vjenë, Grossi ka thënë se:

“Vendosja e fakteve në terren është një parakusht për çdo marrëveshje, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes inspektimeve nga IAEA,” raporton BBC.

Ai tutje ka shtuar se, duhet një ndalim i armiqësive në mënyrë që ekipet të hyjnë në objektet bërthamore për vlerësim të situatës.

“Duhet një ndalim i armiqësive, në mënyrë që të krijohen kushtet e nevojshme të sigurisë dhe stabilitetit, që Irani të lejojë ekipet e IAEA-s të hyjnë në objektet bërthamore për të vlerësuar situatën,” është shprehur ai.