Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka gjetur kohë që ta urojë Xhelal Sveçlën për siç thotë ai mbajtjes së qetësisë gjatë ditës së Vidovdanit.
Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës treguan profesionalizëm.
“Përgëzoj Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës në nivel vendi, për mbajtjen e rendit dhe qetësisë dje gjatë shënimit të “ditës së Vidovdanit” nga ana e serbëve”.
“MPB dhe PK, kanë dëshmuar një profesionalizëm të lartë në mënyrë që dita e djeshme të kalojë pa incidente të theksuara”, ka thënë Sveçla