Agim Bahtiri pyetet se a do të jetë ministër në Kurti 3: S'jam për ekzekutiv - Gazeta Express
string(74) "agim-bahtiri-pyetet-se-a-do-te-jete-minister-ne-kurti-3-sjam-per-ekzekutiv"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 19:54

Agim Bahtiri pyetet se a do të jetë ministër në Kurti 3: S’jam për ekzekutiv

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 19:54

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, tha se s’do që të jetë pjesë e ekzekutivit të ri. Ai tha se dëshiron të japë kontributin në Kuvend.

Këtë deklaratë Bahtiri e bëri për gazetarët pas konstituimit të Kuvendit të ri.

“Nuk jam për ekzekutiv. Nuk dua të jem. Kam qenë 8 vjet, mjaft. Unë do të jem në Kuvendin e Kosovës me dhënë kontributin maksimumi që muj”.

Ndërkaq i pyetur për ndryshimin e qëndrimit për nënkryetarin serb të Kuvendit nga Lista Srpska, Bahtiri u arsyetua, por tha se po të ishte vetë do të ishte kundër.

“S’më ka ndryshuar mendja fare hiç. Nuk mund të jemi kundër krejt nënkryetarëve. S’muj me kanë kundër të gjithëve. Me kanë vetë, sigurisht do të isha”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement