Agim Bahtiri ballafaqohet me protestuesit e shoqërisë civile: Qytetarët e kanë votue çdo deputet për me votue - Gazeta Express
string(108) "agim-bahtiri-ballafaqohet-me-protestuesit-e-shoqerise-civile-qytetaret-e-kane-votue-cdo-deputet-per-me-votue"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:06

Agim Bahtiri ballafaqohet me protestuesit e shoqërisë civile: Qytetarët e kanë votue çdo deputet për me votue

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka pasur një ballafaqim me disa protestues, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në vend, të cilët janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre me dështimet e përsëritura për konsituimin e Kuvendit.

“Qytetarët e kanë votue çdo deputet për me votue, jo për me sabotue dhe me shantazhue”, iu thotë deputeti atyre, nga shkallët e Kuvendit.

LVV-ja, e cila fillimisht kërkonte “marrëveshje politike” për të dalë nga situata, e ka bërë të qartë se nuk do ta ndërrojë emrin e kandidates Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, pavarësisht se ajo ka dështuar t’i marrë 61 votat e nevojshme. Qe disa kohë, partia e parë po e hedh në votim çdo dy ditë – ashtu siç pritet të bëjë edhe sot – një propozim për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili po ashtu nuk po i merr votat që nevojiten.