“Agim Aliu e din se çka është me hupë prej LDK-së”, Visar Azemi: Le të shkon te qytetari që s`ka ujë të pijshëm - Gazeta Express
string(106) "agim-aliu-e-din-se-cka-eshte-me-hupe-prej-ldk-se-visar-azemi-le-te-shkon-te-qytetari-qe-ska-uje-te-pijshem"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 20:42

“Agim Aliu e din se çka është me hupë prej LDK-së”, Visar Azemi: Le të shkon te qytetari që s`ka ujë të pijshëm

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 20:42

Visar Azemi, kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryetarit aktual Agim Aliut.

Azemi ka përmendur problemin me ujë të pijshëm, e të hapësirave publike.

Ai tha se Agim Aliu e di çka është me humb nga LDK-ja – ka humbur njëherë.

“Agim Aliu e dinë çka është me humb prej Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse e ka provu. Ka humb njëherë. Kështuqë ai edhe mundet me qenë i relaksun edhe atë relaks po e bën për shkak të këtyre fotografive e videoeve të dronëve natën kryesisht, të fushave të sportit e të një nënkalimi, por le të shkon te qytetari që nuk ka ujë të pijshëm as natën as ditën”, ka thënë Azemi. /Gazeta Express

Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU