Agim Ademi urdhërohet ta mbajë dënimin me burgim - Gazeta Express
string(48) "agim-ademi-urdherohet-ta-mbaje-denimin-me-burgim"

Agim Ademi urdhërohet ta mbajë dënimin me burgim

Gazeta Express

03/06/2020 11:58

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dërguar urdhër për paraqitjen në institucionin për mbajtje të dënimit me burgim kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Sipas dokumentit të siguruar nga “Koha”, Ademi duhet të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Kosovës me qendër në Prishtinë, deri më 18 qershor në orën 12:00.

Lexo Edhe:

Nëse Ademi nuk paraqitet deri në datën e caktuar, atëherë sipas urdhëresës, Gjykata Themelore do të lëshojë urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgim me forcë në Shërbimin Korrektues.

Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burgim efektiv për detyrim në tentativë, për një rast jashtë futbollit, të ndodhur në vitin 2012. Kundër këtij vendimi, Agim Ademi është ankuar edhe në Gjykatën Supreme.