Agim Ademi për ndeshjen Kosovë – Zvicër: Gjithçka gati për sonte - Gazeta Express
string(61) "agim-ademi-per-ndeshjen-kosove-zvicer-gjithcka-gati-per-sonte"

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 16:15

Agim Ademi për ndeshjen Kosovë – Zvicër: Gjithçka gati për sonte

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 16:15

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Zvicrës do të luhet pa asnjë problem, pavarësisht motit me shi.

Gjatë ditës ishin ngritur pyetje se nëse do të mund të luhet ndeshja, shkaku i shiut të madh që po bie në Prishtinë që nga mëngjesi.

Mirëpo, këto zëra të ‘shtyerjes’ së ndeshjes i ka mohuar vetë kryetari Ademi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka thënë se gjithçka është gati për ndeshjen e sontme.

“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme!  Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend. Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima. Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve! Shihemi në stadium!”, ka shkruar Ademi.

Ndeshja Kosovë – Zvicër zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje i përket xhiros së fundit për kualifikimet e Botërorit të vitit 2026./GazetaExpress/