Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas shortit të Ligës së Kombeve, ku “Dardanët” u shortuan në Grupin B3 së bashku me Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.
Ademi e pranoi se Kosova do të ketë përballë kundërshtarë cilësorë, por theksoi se në këtë nivel të garës çdo ndeshje është sfiduese.
“Ky nuk është një short i lehtë, por në Ligën B nuk ka ndeshje të lehta. Të gjitha kombëtaret janë të forta dhe kërkojnë përgatitje maksimale”, u shpreh Ademi.
Sipas tij, Kosova tashmë ka arritur një tjetër nivel dhe është gati të përballet me sfida të tilla.
“Kosova është në një nivel tjetër dhe besoj se do të mund t’ia dalim”, theksoi presidenti i FFK-së, duke shfaqur optimizëm për paraqitjen e “Dardanëve” në edicionin e ri të kompeticionit. /GazetaExpress