Agim Ademi me mesazh të fuqishëm para plejofit: “Besim te Gladiatorët dardanë, drejt Botërorit 2026!” - Gazeta Express
string(96) "agim-ademi-me-mesazh-te-fuqishem-para-plejofit-besim-te-gladiatoret-dardane-drejt-boterorit-2026"

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 17:04

Agim Ademi me mesazh të fuqishëm para plejofit: “Besim te Gladiatorët dardanë, drejt Botërorit 2026!”

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 17:04

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me një postim motivues në Facebook pas shortit të plejofit, ku Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale. Ademi ka thënë se kjo fazë është si një seri finales, pasi çdo kundërshtar është i fortë, por ka theksuar se besimi në përfaqësuesen kosovare është i palëkundur.

Me besim te Gladiatorët dardanë!” – shkruan ai, duke shtuar se Kosova hyn në plejof pa status favoritësh, por me moral dhe kualitet të madh.

Ademi shpreson që Kosova të kalojë sfidën e vështirë në Bratislavë, në mënyrë që finalja e madhe të luhet në “Fadil Vokrri”, ku Dardanët do të përballeshin me Turqinë ose Rumaninë.

Do të ishte spektakolare që atë ndeshje historike ta luajmë para tifozëve tanë, në muajin e lavdisë sonë kombëtare,” ka shkruar ai, duke vlerësuar formën e shkëlqyer të lojtarëve dhe punën e trajnerit Franco Foda.

Kreu i FFK-së kujtoi edhe faktin se Kosova ndodhet në vitin jubilar të 10-vjetorit të pranimit në UEFA dhe FIFA, duke e parë plejofin si mundësinë ideale për të lënë “gjurmë të paharrueshme në historinë e futbollit”, shkruan Gazeta Express.

Ai falënderoi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për urimet dhe përkrahjen ndaj Kosovës deri në këtë fazë.

Ademi e mbylli mesazhin me një thirrje të fortë për unitet dhe përkrahje totale të përfaqësueses:

Drejt Botërorit 2026, drejt Amerikës, me krenari e përgjegjësi! Kosovë, paç fat!

Kosova do të përballet me Sllovakinë në mars, në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj futbollistike. /GazetaExpress/