Agim Ademi flet çka të dojë, nuk i pranon pyetjet e gazetarëve - Gazeta Express
string(61) "agim-ademi-flet-cka-te-doje-nuk-i-pranon-pyetjet-e-gazetareve"

Futboll

Gazeta Express

05/02/2026 13:54

Agim Ademi flet çka të dojë, nuk i pranon pyetjet e gazetarëve

Futboll

Gazeta Express

05/02/2026 13:54

Agim Ademi u rizgjodh president i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar sot në Kuvendin Zgjedhor.

Pas rizgjedhjes, i pari i FFK-së nuk i pranoi pyetjet e gazetarëve, por foli çka deshi ai vet.

“Vota e sotit është votë e besimit në personalitetin tim dhe ekipin tim, është votë e vlerësimit të punës së bërë dhe përkrahjes së punëve që do të vijnë në këtë katër vjetor. Jam shumë i lumtur që kam të gjithë kuvendin dhe komunitetin e futbollit që janë më shumë që 50 mijë veta e në këtë rast më shumë se 50 veta në Kuvend dhe më vjen mirë që janë unik. E kanë prek rezultatin, sinqeritetin, profesionalizimin, projekte, strategjinë e FFK-së që kemi shku dhe kemi bërë ngritje. Uroj që edhe në këto katër vitet e ardhshme të jenë të realizuara edhe ato që kemi premtuar dhe më tej”, u shpreh Ademi.

Në Kuvendin Zgjedhor, ai në votim të hapur mori 52 vota, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement