Agim Ademi nuk po mundet t’i durojë kritikat kundër tij dhe menaxhimit të tij me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ditëve të fundit, FFK-ja kë bërë presion të madh ndaj mediave e gazetarëve sportiv, duke reaguar me komunikata të ndryshme
Në mënyrë të ngjashme, FFK-ja ka reaguar edhe sot, ku ka vazhduar sulmet ndaj gazetarëve, si dhe Baton Haxhiut në veçanti.
Për më tepër, FFK-ja i ka cilësuar “disa” gazetarë sportiv si “grupe kriminale me interesa të caktuara” po e sulmojnë Federatën, me synimin për ta “kapur” pushtetin brenda FFK-së.
FFK-ja ndër të tjerash bën me dije se ka nisur procedurat e kallëzimit në organet më të larta shtetërore, organet e drejtësisë, si dhe në Këshillin për Parandalimin e Dukurive Negative në Sport.
Ky është reagimi i plotë i FFK-së: