Ag Apolloni emërohet president i shoqatës "Miqtë e Nikos Kazantzakis" për Kosovë - Gazeta Express
string(78) "ag-apolloni-emerohet-president-i-shoqates-miqte-e-nikos-kazantzakis-per-kosove"

Arte

Gazeta Express

24/05/2022 15:07

Ag Apolloni emërohet president i shoqatës “Miqtë e Nikos Kazantzakis” për Kosovë

Arte

Gazeta Express

24/05/2022 15:07

Në mbledhjen e fundit (maj 2022) që ka mbajtur Shoqata Ndërkombëtare “Miqtë e Nikos Kazantzakis” në Gjenevë, drejtuar nga kryetari themelues i saj, z. Jorgos Stasinakis, është vendosur që përgjegjës për Kosovë i shoqatës që ka për qëllim promovimin e shkrimtarit të madh grek, Nikos Kazantzakis, të jetë shkrimtari nga Kosova, Ag Apolloni.

Shoqata “Miqtë e Nikos Kazantzakis”, e cila ka degët e saj nëpër disa shtete, është themeluar me qëllim të promovimit, diskutimit, botimit dhe përkthimit të veprës së autorit grek nëpër vende të ndryshme të botës.

Kazantzakis është njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit 20, autor i librave “Zorba”, “Tundimi i fundit”, “Letër El Grekos” etj.

Lexo Edhe:

Ag Apolloni, i cili ka shkruar dhe ka folur disa herë për rëndësinë e këtij shkrimtari në kuadër të letërsisë botërore, ka shprehur falënderimin e tij për këtë detyrë që i është besuar nga kjo shoqatë ndërkombëtare.

/ObserverKult

/Gazeta Express