string(58) "afro-5000-trupa-te-ushtrise-gjermane-dislokohen-ne-lituani"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 9:48

Afro 5000 trupa të ushtrisë gjermane dislokohen në Lituani

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 9:48

Ushtria gjermane ka dislokuar në Lituani brigadën e re të tankeve 45. Kancelari Friedrich Merz do të marrë pjesë në ceremoninë e apelit në Vilna.

Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtarëve gjermanë në Lituani. Më 1 prill në kryeqytetin Vilna u vu zyrtarisht në shërbim brigada e re e tankeve 45. Kjo brigadë përbën thelbin e njësisë luftarake, me të cilën Gjermania me kërkesë të Lituanisë do të sigurojë krahun lindor të NATO-s – një reagim ndaj luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës.

Ushtria gjermanederi më sot përbëhej nga tetë brigada, por tani iu shtua edhe e nënta e vendosur në Lituani. Kjo brigadë do të qendrojë përherë atje – një risi në historinë e Bundeswehr-it. Stema e re e brigadës së tankeve 45, që do të mbajnë në uniformat e tyre ushtaret dhe ushtarët gjermanë, përmban në shenjë të lidhjes mes dy vendeve edhe simbolin e Vilnës kullën Gedimina.

“Gjermania do të jetë e gatshme të mbrojë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s”, theksoi ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius në fjalimin e tij të parë në Bundestag pas ndryshimit të qeverisë. Vendosja e brigadës gjermane në Lituani është “një sinjal i fuqishëm ndaj partnerëve tanë dhe një sinjal i qartë ndaj secilit kundërshtar të mundshëm”.

Lituania me tre milionë banorë ndodhet midis eksklavës ruse të Kaliningradit dhe aleates ruse Bjellorusisë, me të cilën ndan një kufi prej 680 kilometrash. Ndërkohë Lituania po punon për formimin e një trupe tankesh të aftë për veprim, për të cilën ka porositur 44 tanke moderne luftarake të tipit Leopard 2 A8 të prodhimit gjerman. Të njëjtin tip tanku do të përdorë edhe Bundewehr-i në Lituani, gjë që do ta lehtësojë bashkëpunimin e dy ushtrive. /DW