Afrim Toverlani kërkon falje për fjalorin e tij në "lidhje me racizmin" që e tha në një një emision televiziv në Kosovë - Gazeta Express
string(117) "afrim-toverlani-kerkon-falje-per-fjalorin-e-tij-ne-lidhje-me-racizmin-qe-e-tha-ne-nje-nje-emision-televiziv-ne-kosove"

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 14:20

Afrim Toverlani kërkon falje për fjalorin e tij në “lidhje me racizmin” që e tha në një një emision televiziv në Kosovë

Botërori 2022

Gazeta Express

24/11/2022 14:20

Trajneri i Kosova U21, Afrim Toverlani ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale se ai tërheq fjalët që ka thënë gjatë një emisioni për Botërorin në një televizion në Kosovë

Me një foto, kur Toverlani shfaqet përpara me një pankartë kundër racizmit gjatë kohës sa ai ishte futbollist, ish futbollisti dhe tani trajneri Toverlani ka shkruar se ai ka kohë që ka luajtur dhe ka qenë kundër racizmit.

“Kur kam luajtur unë kundër racizmit besoj që disa nga ju që  me cilësuat sot racist nuk keni qenë te lindur. Kurrë s’kom qenë racist as s’kom me qenë”, ka shkruar ai.

“Kush nuk e ka pa ndeshjen te shikon momentin dhe gjestin e Rudiger ndaj futbollistit japonez dhe ti krahasojmë cili është më nënçmues apo ta cilësojmë racist. Megjithatë nëse dikush është ofenduar për fjalët e mija në emision e tërhjeki fjalën dhe kërkoj falje por sigurt qe skam të bëjë me racizëm!”, ka shkruar trajneri i mirënjohur kosovar. /GazetaExpress/