Afrim Tovërlani e publikon listën e lojtarëve të ftuar te Kosova U21 - Gazeta Express
string(68) "afrim-toverlani-e-publikon-listen-e-lojtareve-te-ftuar-te-kosova-u21"

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 12:16

Afrim Tovërlani e publikon listën e lojtarëve të ftuar te Kosova U21

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 12:16

Selektori i kombëtares U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani ka publikuar listën e lojtarëve të zgjedhur për ndeshjet e nëntorit.

Tovërlani i ka zgjedhur 24 futbollistët që do të luajnë në dy ndeshjet kualifikuese për EURO 2027, gjatë muajit nëntor.

LISTA E PLOTË:

Kombëtarja U21 e Kosovës do të luajë ndaj Qipros si mysafire më 14 nëntor, teksa po ashtu më 18 nëntor udhëton prapë drejt Finlandës.

Deri më tani, djelmoshat e Afrim Tovërlanit i kanë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të këtyre kualifikimeve, ku i kanë marrë tri pikë.

“Dardanët” e rinj kanë marrë një barazim në udhëtim te Rumania, ndërsa pas humbjes nga Spanja në “Fadil Vokrri”, e kanë shkatërruar San Marinon po ashtu në kryeqytet, me shifrat prej 7-0./GazetaExpress/