Afrim Muçiqi i del në krah Dua Lipës në “betejën” me Cecën - Gazeta Express
string(56) "afrim-muciqi-i-del-ne-krah-dua-lipes-ne-betejen-me-cecen"

Afrim Muçiqi i del në krah Dua Lipës në “betejën” me Cecën

Gazeta Express

23/07/2020 16:20

Dy krenaritë e shqiptarëve gjithandej, Dua Lipa dhe Rita Ora, janë shndërruar edhe njëherë në top lajm në mediat botërore.

Ato iu bashkuan kampanjës protestuese ndaj kompanisë Apple, që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur në Apple Maps.

Lexo Edhe:

Mirëpo, përveç kësaj, Dua postoj një hartë të Shqipërisë Etnike, dhe ishte pikërisht kjo që i dha më tepër zjarr, duke bërë që reagimet të vijnë gjithandej.

Gjatë të mërkurës, një reagim erdhi edhe nga këngëtarja e njohur serbe Ceca.

E pyetur nga e përditshmja serbe “Alo” se çfarë mendon për fjalët e Dua Lipës, Ceca ka reaguar në mënyrë ‘brutale’, duke e quajtur injorante dhe vogëlushe këngëtaren shqiptare.

“Unë nuk do të harxhoj fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, ulu njëherë!”, ka thënë Ceca.

E i ashpër ka qenë reagimi i këngëtarit Afrim Muçiqi ndaj kësaj të fundit në  emisionin Sonte në T7.

“Për mua është një këngëtare e nivelit rajonal, e nivelit të një shteti i cili është shumë i vogël në krahasim me famën edhe peshën që e ka Dua Lipa, mos të flas për Ritën. Për mu është një deklaratë e ultë dhe ajo nuk e meriton të flas fare për të, jo pse është e një nacionaliteti tjetër, por sinqerisht është një këngëtare e nivelit lokal për një Dua Lipa e cila ka mbrri majat e suksesit botëror”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Dua ka marrë përkrahje të madhe nga shumë personazhe të njohura publike./GazetaExpress/