Afrim Muçiqi flet për qeverisjen Kurti, ja çfarë thotë për kryeministrin në detyrë - Gazeta Express
string(81) "afrim-muciqi-flet-per-qeverisjen-kurti-ja-cfare-thote-per-kryeministrin-ne-detyre"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 15:20

Afrim Muçiqi flet për qeverisjen Kurti, ja çfarë thotë për kryeministrin në detyrë

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 15:20

Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi, i ftuar në emisionin Kosova Live në T7, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Ai tha se qeverisë i është dhënë mjaftueshëm kohë e prapë si kanë aprovuar aktet nënligjore që kanë të bëjnë me këtë fushë, duke e lënë komunitetin artistik të pambrojtur.

“Na jemi të pambrojtur në çdo aspekt. Kushdo mund të na xhirojë, të na i marrë këngët dhe të bëhet viral me to. Në këtë drejtim, qeveria nuk ka bërë as edhe një gjë,” – u shpreh Muçiqi.

Këngëtari apeloi që të merren masa urgjente për respektimin dhe zbatimin e të drejtave të autorit në Kosovë, duke theksuar se pa mbrojtjen e ligjit, artistët po përballen me padrejtësi të mëdha dhe humbje materiale.

VIDEO