Afrikani që sulmoi dje qytetarët në Prishtinë, është basketbollist i këtij klubi kosovar - Gazeta Express
string(87) "afrikani-qe-sulmoi-dje-qytetaret-ne-prishtine-eshte-basketbollist-i-ketij-klubi-kosovar"

Sport

Gazeta Express

07/05/2022 14:41

Afrikani që sulmoi dje qytetarët në Prishtinë, është basketbollist i këtij klubi kosovar

Sport

Gazeta Express

07/05/2022 14:41

Personi që ka sulmuar dje disa qytetarë në Prishtinë më saktësisht ‘Te Qafa’, është basketbollist i klubit të Rahovecit, Makol Mawien.

Dje në Prishtinë më saktësisht ‘Te Qafa’ një mashkull rreth 25 vjeç ka sulmuar disa qytetarë, dje po i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa sot po i njëjti është liruar.

Lexo Edhe:

Gazeta Metro merr vesh se shtetasi në fjalë vie nga kontinenti afrikan, jo zyrtarisht mësohet se ai vije nga shteti i Sudanit.

Burime të Metros brenda Policisë së Kosovës, bëjnë me dije se personi në fjalë është basketbollist i klubit ‘KB Rahoveci’. Emri i personit në fjalë sipas këtyre burimeve është Makol Mawien.

Ai ishte arrestuar për veprat penale vjedhje dhe lëndim trupor.

Lajmi është konfirmuar për Metron, nga Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Nga faktet që ka mbledhur në rrjetet sociale shihet se basketbollisti ka publikuar fotografi me këpucë të njëjta që është arrestuar dje.

Gjithashtu Metro ka siguruar edhe një fotografi të tij, të bërë pak para arrestimit.