AFF organizon kamp për portierë të futbollit - Gazeta Express
string(44) "aff-organizon-kamp-per-portiere-te-futbollit"

AFF organizon kamp për portierë të futbollit

Gazeta Express

28/09/2020 20:13

AFF & Sons of Soccer organizon kamp për portierë të futbollit me trajner gjerman dhe vendor. Ky kamp do të organizohet më 14 dhe 15 tetor 2020 në qytetin e Pejës, në fushën Dardania në Qyshk.

Qëllimi i këtij kampi është trajnimi/testimi i portierëve talent dhe mundësia e tyre që të marrin ftesën për testime/prova të mëtutjeshme në akademinë gjermane “Sons of Soccer”.

Lexo Edhe:

Trajnerë në këtë kamp do të jenë Maik Kaszmeikat, Ekrem Veseli dhe Myhedin Halili, derisa organizatorë të këtij aktiviteti janë AFF Qendra dhe Klubi i Futbollit “Peja”.

Orari i provave është si vijon: 14 tetor, 10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 16:00 stërvitje/testimet dhe 15 tetor, 10:00 – 12:00 e  14:00 – 16:00 stërvitje/testimet.

Portierët më të mirë do të marrin ftesë nga akademia gjermane “Sons of Soccer” për testime të mëtutjeshme në Gjermani dhe të gjitha provat e ushtrimeve do të xhirohen dhe do të përdoren vetëm për prezantim në klube gjermane.

Për info shtesë: www.aff-training.com