Aferat me ndërtimet në Tiranë që sollën pasoja pas tërmetit, shkon në 31 numri i të arrestuarve - Gazeta Express
string(94) "aferat-me-ndertimet-ne-tirane-qe-sollen-pasoja-pas-termetit-shkon-ne-31-numri-i-te-arrestuarve"

Aferat me ndërtimet në Tiranë që sollën pasoja pas tërmetit, shkon në 31 numri i të arrestuarve

Gazeta Express

15/01/2020 14:02

Në lidhje me aksionin e nisur për ditës së djeshme për arrestimin e zyrtarëve, ish- zyrtarëve dhe ndërtuesve që lidhen me aferat e pallateve në qarkun e Tiranës, dolën sot në një konferencë për shty prokuroria  e Tiranës dhe policia.

Prokuroria Elisabeta Imeraj u shpreh se prokuroria ka disa drejtime për të identifikuar personat e përfshirë në evidentimin e fakteve nëse drejtuesit apo kontraktorët kanë zbatuar rregullat për ndërtimet, si dhe për lejet e paligjshme të dhëna.

Lexo Edhe:

Ajo tha se deri më tani janë arrestuar 31 persona.

 “Janë disa subjekte nën hetim mbas ngjarjeve të 26 nëntorit 2019. Kryesisht janë subjektet që kanë funksion publik në ish- komunat, subjekte private apo kontraktorë.

Për shkeljet e kryera nga funksionarët publikë, kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë dokumentacioni dhe në kundërshtim me ligjin .

Mungojnë oponencat teknike për administratorët e të cilëve janë lëshuar edhe urdhra ndalimi, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objektit. Mungojnë procesverbalet të përfundimit të punimeve të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar mungojnë aktet e qëndrueshmërisë

Sa i përket drejtuesve teknikë dhe ligjorë janë disa shkelje, aktet e kolaudimit, disa raste nuk gjendet në dosje.

Aktet e marrjes së lejeve të shesheve të ndërtimit, procesverbalet gërmimit të tabanit, ngritjes së tabanit, kolonave dhe një sërë aktesh konstatimi. Disa raste mungon dhe leja e shfrytëzimit të objektit nga njësia administrative.

Në objektet para ’90 ka punime që kanë dëmtuar strukturën për të bërë biznese apo hapësira. Sa i përket hetimeve janë shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë ku dëmtimet kanë qenë më të mëdhaja. Po vazhdojnë nga grupi hetimor dhe në zona të tjera si Dajti, Kamëz dhe të tjera. Ku janë dëmtuar me problem në ndërtim apo dhe sinjalizim nga shtetas të ndryshëm që kanë pësuar dëmtimet”, tha Ymeraj.