Afera me tenderin e maskave anti-Covid, kush është italiani me aksione në kompaninë shqiptare - Gazeta Express
string(92) "afera-me-tenderin-e-maskave-anti-covid-kush-eshte-italiani-me-aksione-ne-kompanine-shqiptare"

Afera me tenderin e maskave anti-Covid, kush është italiani me aksione në kompaninë shqiptare

Gazeta Express

23/09/2020 21:45

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tenderin e blerjes së maskave anti-Covid-19 pas një letërporosie të mbërritur nga pala italiane.

Lexo Edhe:

Italianët, kërkojnë nga prokuroria shqiptare të verifikohet aktiviteti i kompanisë farmaceutike “Frog” me seli në Tiranë fillimisht me aksionerë italianin Vincenzo Nuzziello dhe Mirela Ndocin por nga korriku i 2020 me aksionere të vetme këtë të fundit.

Sipas autoriteteve italiane, kompania shqiptare ka përfituar pjesën më të madhe të fondeve të lëvruara për blerjen e produkteve farmaceutike anti covid, me një shifër të përafërt prej 5 milion eurosh.

Në fakt italiani Vincenzo Nuzziello është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane.

Rezulton se Nuzziello u arrestua në vitin 2008 si pjesë e hetimit shëndetësor “Black Hole” në Molise.

Sipas prokurorisë italiane, ai u akuzua për mashtrim pasi kishte organizuar e tenderë fiktivë për furnizimin e pajisjeve mjekësore për sallat e operacionit të bujtinave të Cerignola, Manfredonia, Lucera dhe San Severo por që më pas u la i lirë nga gjykata e Foggias pasi nuk u arrit të provohej përfshirja e Nuzzello.

Për këtë aferë ishin tre të akuzuar mes tyre edhe Nuzzella si përgjegjës për korrupsion, dhe mashtrim të rëndë.

Faktet e diskutueshme datonin në vitet 2005-2010 dhe pafajësia u urdhërua pas gati dhjetë vjetësh, megjithatë Gjykata vendosi të sekuestrojë pasuritë e të pandehurve.

Ky është hetimi më i madh  i shtrirë në kohë në Bari mbi kontratat e pretenduara të manipuluara të shëndetit Pulian, që në Bari ka çuar në hapjen e më shumë se dhjetë hetimeve njëkohësisht,në disa prej të cilave është përfshirë edhe Gianpaolo Tarantini, vëllai i Claudio, i cili ka qenë në qendër të skandalit të shoqërimit të darkave në shtëpinë e Silvio Berlusconit.

Afera e Foggia përfshiu miliona furnizime me pajisje ortopedike të besuara nga kryetari i bashkisë kompanive të dy sipërmarrësve në këmbim të qëndrimit në hotele dhe shpenzimeve për konferencat mjekësore./abcnews