Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt - Gazeta Express
string(99) "afera-me-cez-dia-kerkoi-shfuqizimin-e-denimit-me-11-vite-burg-rrezohet-kerkesa-e-kastriot-ismailajt"

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 14:14

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 14:14

Afera me Cez Dia, mbetet një histori që duhet dëgjuar vetëm në gjykatën antikorrupsion.

Gjykata Kushtetuese ia mbylli mundësinë Kastriot Ismailajt ish administrator i DIA i cili kërkoi shfuqizimin e të gjitha vendimeve që e dënuan me 11 vite burgim për mashtrim me pasoja të rënda  dhe pastrim parash.

Kjo do të thotë se me rrëzimin e kërkesës së tij, përfundimisht çdo vendim i shpallur kundër biznesmenit  gjendet i vlefshëm e së bashku me të edhe cilësimi si fajtor të administratorit të DIAS për mbledhjen e borxheve ndaj kompanisë CEZ ShpërndarjeDhe ndërsa përpjekjet e Ismailaj mbyllen në Shqipëri për të vazhduar në Strasburg, në gjykatën  e posaçme vazhdon seanca paraprake me 5 të akuzuar, mes tyre edhe ish presidenti Ilir Meta të cilit i adresohet edhe episodi i  Cez- Dias sepse siç thotë SPAK favorizoi Ismailajn për lidhjen e kontratës. Si argument prokurorët e posaçëm kanë komunikimet e shpeshta midis të dyve