string(62) "aeroporti-i-vlores-rama-edhe-3-dite-nga-ulja-e-avionit-te-pare"

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 10:07

Aeroporti i Vlorës/ Rama: Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 10:07

Kryeministri Edi Rama thotë se kanë mbetur edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e aeroportit të Vlorës.

Rama shprehet se do të fillojnë testet e hapjes graduale, për të marrë më pas çertifikimin përfundimtar.

“Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar”, shkruan Rama në Facebook.