Euroairport vendosi gjithashtu një rekord për muajin gusht me mbi një milion pasagjerë që udhëtuan.
Më shumë se 2.4 milionë pasagjerë përdorën Euroairport Basel-Mulhouse gjatë periudhës së pushimeve verore.
Ky është një rekord i ri dhe korrespondon me një rritje prej 9% krahasuar me vitin e kaluar, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Euroairport vendosi gjithashtu një rekord për muajin gusht me mbi një milion pasagjerë që udhëtuan.
Përveç kësaj, 36,802 pasagjerë udhëtuan më 8 gusht, më shumë se kurrë më parë në një ditë të vetme, sipas komunikatës të së hënës.
Pavarësisht volumit të lartë dhe bllokimeve të përkohshme të kapacitetit për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror në Francë, operacionet e Euroairport ishin “kryesisht të qëndrueshme”. Kohët e pritjes në kontrollet e sigurisë dhe kufitare mbetën “të moderuara”. Vonesat për fluturimet që mbërritën ishin më të gjata se për nisjet, vazhdon raporti.