Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë afër ekipit olimpik të Kosovës në çdo sport që kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Mirëpo, ai ka bërë me dije se po kthehet nga Parisi, pasi shijoi suksesin e xhudos në kryeqytetin francez.
“Aeroplani shkon, me bo mos me shku unë, e kam pritur vetëm ndeshjen e Laura Fazliut të përfundojë dhe të nisem”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai shtoi duke e konsideruar xhudisten Fazliu si fantastike.
“Kjo medalja e Laura Fazliut, xhudistja prej Mitrovice ishte fantastike”, e përmbylli Kurti.
Laura Fazliu e fitoi medaljen e dytë olimpike për Kosovën në “Paris 2024”, pasi paraprakisht e kishte fituar Distria Krasniqi të argjendtën.