Aeroplani me pasagjerë që po fluturonte nga Greqia në Gjermani përfshihet nga flakët, pilotët bëjnë ulje emergjente në Itali - Gazeta Express
string(123) "aeroplani-me-pasagjere-qe-po-fluturonte-nga-greqia-ne-gjermani-perfshihet-nga-flaket-pilotet-bejne-ulje-emergjente-ne-itali"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:15

Aeroplani me pasagjerë që po fluturonte nga Greqia në Gjermani përfshihet nga flakët, pilotët bëjnë ulje emergjente në Itali

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:15

Një aeroplan Boeing 757-300 i Condor Airlines, i cili udhëtonte nga ishulli grek i Korfuzit për në Dyzeldorf, ishte përfshirë nga flakët menjëherë pas ngritjes.

Aeroplani, që mbante 263 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, pësoi zjarr në motor menjëherë pas nisjes, shkruajnë mediat e huaja.

Pas kësaj, pilotët vendosën shpejt të kryenin një ulje emergjente në Brindisi të Italisë, ku aeroplani u ul në mënyrë të sigurt.

Përfaqësuesit e linjës ajrore thanë se zjarri u shkaktua nga një ndërprerje në rrjedhën e ajrit të motorit.

Shumë pasagjerë u detyruan të kalonin natën në aeroportin e Brindisit për shkak të mungesës së akomodimit në hotel.