Aeroplani më i shtrenjtë ushtarak amerikan bën ulje emergjente, pëson dëmtime - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 10:00

Aeroplani më i shtrenjtë ushtarak amerikan bën ulje emergjente, pëson dëmtime

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 10:00

Një aeroplan ushtarak amerikan i tipit B2 Stealth Bomber u detyrua të martën që të bënte ulje emergjente në bazën ajrore “Whiteman” në Missouri të ShBA-së.

Zyrtarë të forcave ajrore thanë se ky aeroplan aterroi rreth orës 12 e 30 pas mesnatës pas një problemi gjatë fluturimit përderisa ishte në një mision të rëndomtë trajnimi, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Aeroplani pësoi dëme të vogla pas aterrimit në pistë, thuhet në deklaratën e zëdhënëses Jennifer Greene nga forcat ajrore. Ajo shtoi se nuk pati lëndim të stafit dhe as shpërthim të zjarrit gjatë aterrimit.

Rrethanat e sakta të aterrimit dhe shkalla e dëmit mbesin të paqarta. Autoritetet nuk dhanë hollësi tjera rreth rastit, por tashmë kanë filluar hetimet.

Zëdhënësja Greene tha se të dhëna të reja do të publikohen posa të jenë të gatshme./Gazeta Express