Aeroplani luftarak amerikan ngritët në ajër me ndihmën e “kërcimores së skiatorëve” - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

13/07/2020 8:16

Aeroplani luftarak amerikan ngritët në ajër me ndihmën e “kërcimores së skiatorëve”

Fun

Gazeta Express

13/07/2020 8:16

Aeroplani luftarak F-35B i ushtrisë amerikane ka dëshmuar edhe një herë se është një prej fluturakeve më të manovrueshme, dhe jo më kot mban epitetin e “mbretit të qiellit”.

Një video e publikuar nga Business Insider shfaq, këtë aeroplan i cili në një pistë të shkurtër përdor “kërcimoren e skiatorëve” për t’u ngjitur më shpejtë në ajër.

Në shikim të parë mund të duket si diçka e pabesueshme, por në të vërtetë kjo ka ndodhur për shkak se pista ishte e shkurtër dhe nevojitej diçka që do ta ngrinte me lehtë në ajër këtë aeroplan.

F-35B ka një veçori tjetër që e bën unik – aterrimin në formë vertikale, që do të thotë se pa pasur nevojë të zbret me shpejtësi të madhe në pistë a mund ai ulet mbi një aeroplanmbajtëse. /Telegrafi/